SHBA-ja ka deklaruar se ka prova që Koreja e Veriut ka dërguar të paktën 3,000 trupa në Rusi, teksa shtoi se ka një “probabilitet shumë shqetësues” që ata të luftojnë në Ukrainë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin e quajti dislokimin një “hap tjetër” pasi Koreja e Veriut i ofroi më parë Rusisë armë, duke shtuar se Pheniani mund të përballet me pasoja për ndihmën e drejtpërdrejtë të Moskës.