Policia italiane ka vënë në pranga Roberto Mazzarellan, bosin e Kamorrës i cili ishte një nga personat më të kërkuar në Itali. Mazzarella, kreu i klanit me të njëjtin emër që vepron në Napoli dhe rrethinat e tij, u kap nga policia pas më shumë se një viti në arrati. Ai fshihej në një resort luksoz në bregdetin Amalfitan, ku kishte rezervuar me identitet të rremë për të kaluar festat e Pashkëve me familjen.