Mijëra besimtarë ishin mbledhur sot në xhaminë Al-Azhar në Kairo për lutjet e Bajramit, që shënon fundin e muajit musliman të agjërimit. Muslimanët në të gjithë botën shënuan sot festën e shenjtë të Bajramit mes konflikteve dhe frikës së koronavirusit, që zbehën atmosferën e eventit. Qindra njerëz luteshin sup më sup në xhaminë historike të Kairos, një pjesë e mirë e të cilëve me maska sipas rekomandimeve të qeverisë.