Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një konferencë të përbashkët me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçic gjatë vizitës së tij në Beograd. Ne i ndjekim me vëmendje të madhe zhvillimet në rajon dhe Greqia është ndoshta mbështetësi më i qëndrueshëm i Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së , pasi nuk mund të ketë të ardhme evropiane për Ballkanit Perëndimor , pa pasur të ardhme për Serbinë -ka thënë Mitsotakis.