Pas më shumë se dy dekadash vonesë qytetarët e Selanikut kanë tashmë metronë e tyre që sot , megjithëse jo në formatin përfundimtar. Është metroja e dytë në vend pas asaj të Athinës që kishte filluar të fuknsionojë në vitin 2000,ndërsa vazhdon të zgjerohet edhe më shumë. Metroja e Selanikut pritet tu shërbejë në fazën e parë rreth 250.000 banorëve të qytetit 1 milionësh në veri të Greqisë.Linja është ndërtuar përgjatë rrugës romake që dikur kalonte nëpërmjet qytetit 2300-vjeçar, që mban emrin e motrës së Aleksandrit të Madh.