Në një konferencë për mediat Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sërish Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, teksa i ka dalë në mbrojtje Sali Berishës, një ditë pasi iu komunikuan akuzat për dosjen “Partizani”. “Ky vendim pa asnjë baze ligjore ndaj Sali Berishës në vitin elektoral përfshirë izolimin dhe pamundësimin e aktivitetit të tij si lider i Partisë Demokratike dhe si deputet, është dëshmi e qartë se SPAK nën drejtimin e Dumanit është shndërruar në një “vrasës me pagesë” më i egër dhe më i padenjë se vetë Nuredini”, tha mes të tjerash.