Ish presidenti Ilir Meta tashmë ka një arsye më shumë për ta humbur përfundimisht, qetësinë dhe dashurinë e dikurshme për ish aleatin Edi Rama. Miratimi javën e shkuar në parlament edhe me votat e grupit-Alibeaj-Basha, i ndryshimeve ligjore, që zbejnë vlefshmërinë e certifikatave të pastërtisë nga komisionet Bezhani dhe Mezimi, u komentua nga aleati i tanishëm i Metës, Sali Berisha si ndryshime, me synimin e largimit të Metës nga politika.