Ish-presidenti Ilir Meta, tashmë i aktivizuar në politikën e vendit me “Partinë e Lirisë”, ka kryer ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët, ku ka treguar se Partia e Lirisë nuk do të bojkotojë zgjedhjet vendore, pra do të jetë pjesë e tyre. I pyetur se cilës anë i përket Partia e Lirisë, Meta u përgjigj se kjo parti nuk është as e majtë e as e djathtë por synon të sjellë shpresën e lirinë në vend. Ai u shpreh se kjo parti nuk është nacionaliste por ultra-demokratike.