Lulzim Basha foli gjatë një interviste për Zërin e Amerikës mbi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe marrëdhënien me presidentin e Republikës. Basha e akuzoi Ilir Metën se gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit ndihmoi kryeministrin Edi Rama. Kreu i PD shtoi se Ilir Meta dëmtoi rëndë dhe LSI në fushatë Lulzim Basha tha se kuvendi i datës 18 dhjetor do ta bashkojë partinë demokratike.