Betimin për dashuri të përjetshme në të mirë e në të keq, Ilir Meta nuk e tregoi për bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi pasi doli nga SPAK-u. Sigurinë se ai vetë ka vepruar në zbatim të ligjit, nuk e shfaqi për Kryemadhin, të cilës thotë se i ka besuar menaxhimin e parave.