Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir meta ka mbajtur një konferencë për mediat gjatë ditës së sotme. Ai ka folur për planet e partisë së tij, teksa nuk kanë munguar as akuzat. Qëndrimin, kreu i PL-së e mbajti në një konferencë për shtyp kur tha se edhe Nuredin Dumani, i akuzuar si autor i një sërë vrasjesh në vend, është një nivel më lart se kreu i Prokurorisë së Posaçme.