Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot në Pogradec ku i është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve për një sërë çështjesh të aktualitetit politik. I pyetur për foltoren e organizuar në çdo qytet të Shqipërisë nga ish-kryeministri Sali Berisha për riorganizimin dhe ringritjen e PD-së, Meta tha: “Nuk dua të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike, duhet të kenë debatet e tyre në respektim të demokracisë dhe normave kushtetuese. Siç e keni kuptuar demokracia në këto 3 dekada ka uljet e ngritjet e saj edhe brenda grupimeve politike”.