Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë seancën e radhës ditën e sotme në Apelin e GJKKO, pasi kanë ankimuar masat e sigurisë të dhëna nga SPAK, atë të arrestit me burg dhe detyrimit të paraqitjes. Kryemadhi është shfaqur sot para mediave me humor, ndërsa nuk i ka kursyer edhe ironitë. “U mësuam tani”, dëgjohet ajo t’u thotë gazetarëve që i kërkojnë një koment për paraqitjen e saj sot në GJKKO.