Pak orë pasi Ilir Meta ka dorëzuar divorc me Monika Kryemadhin, Top Channel ka mësuar detaje për shkaqet e ndarjes mes çiftit. Duke ju referuar padisë, gazetarja Anila Hoxha thotë se Meta i ka treguar gjykatës se shkaktare është politika dhe këndvështrimet e ndryshme qe ata kanë për politikën. Në kërkesën për divorc që konfirmon fundin e një martesë 26-vjeçare, Ilir Meta thotë se politika është ajo që e ndau me Monika Kryemadhin.