Të martën presidenti Ilir Meta mund të shpallë datën për zgjedhjet lokale të pjesshme në 6 bashki që janë pa kryetar. Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi njoftoi përmes një statusi në rrjetet sociale se ditën e martë presidenti do të shprehet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit të 2019.