Ndërsa bëhej prezantimi i kandidatit të Partisë së Lirisë në Durrës, pjesë e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kreu i PL është gjendur ‘mes tyre’ përmes një mesazhi zanor nga burgu. Meta i ka bërë thirrje votuesve të Durrësit që të votojnë kandidatin e tij Adriatik Hoxha e tij në 11 maj. Meta tha se ky qytet është më i vjedhuri nga qeveria dhe se tani është koha që të rrëzojnë nga pushteti Edi Ramën.