Kundërsulmet ukrainase e kanë frenuar avancimin e trupave ruse gjatë natës, teksa Kiev i ka thirrjet për ndihmë të huaj, pas deklaratave se Moska po i zgjeron qëllimet e luftës. në videon-mesazhin e fundit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i falenderoi shtetet që kanë dërguar armë për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës, por pas pohimeve të shtabit të Përgjithshëm i Ukrainës se forcat ruse kanë shtuar sulmet në gjithë pjesën lindore, e pati dhe një paralajmërim.