Me mbylljen e këtij viti shkollor, edhe mësuese Liljana Alushani përfundon rrugëtimin e saj 41 vjeçar në arsim. Nxënësit dhe kolegët e saj në shkollën Dora d’istria kishin organizuar një surprizë plot emocione që përkonte edhe me ditëlindjen e saj të 61-të. Pavarësisht pandemisë, vaksinimi i arsimtarëve lejoi përqafimet e munguara mes tyre përgjatë dy viteve. Për mësuesen e Kimisë, ose sic të gjithë nxënësit e thërrasin zysh Lilin, të gjithë flasin fjalë të mira.