Dikur çdo mëngjes bën apelin e nxënësve të klasës, ndërsa sot ish-mësuesja e matematikës apelin e bën baxho. “Mirëmëngjesi, le të nisnim me punët që të gjithë, Antonela të kalojë të gjalpi me Vjollcë, Neta tek qumështi i ijës, Matilda me Florin dhe Artën të vazhdojnë punë që kanë nisur, ndërsa Ardiani me Martën të heqin hirrën”, tha ish-mësuesja, Enxhi Marku. Enxhi Marku, është 33 vjeçe nga fshati Fishtë i Lezhës, edhe pse ishte aposiunuar pas mësimdhënies, nevojat familjare e detyruan të hiqte dorë përgjithmonë nga formulat e matematikës dhe fizikës, për tu marrë me prodhimin e djathit dhe të gjalpit.