Nxënësit e klasës së shtatë të shkollës Dardania në Prishtinë, mësimin e kanë filluar me një ligjëratë rreth zhvillimeve në Ukrainë. Mësimdhënësit i kanë informuar nxënësit rreth luftës duke bërë edhe një analogji me Kosovën e viteve ’90. Sipas mësuesit Ahmet Pllana, një vendim i tillë erdhi me qëllim solidarizimi me shtetin e Ukrainës.