Riga Sheholli dhe Loris Begu me një shtator duhej të fillonin klasën e nëntë, për të përmbyllur ciklin e arsimit fillor, por për shkak të grevës kanë mbetur jashtë klasave. Brengë për ta është përgatitja për testin e arritshmërisë që i pret në fund të vitit, andaj të hënën kanë protestuar para shkollës së tyre.