Top Channel/ Mësuesit, paga sipas performancës, kriteret që duhen plotësuar
30/01/2024 19:32

Rritja profesionale mund të rris më tej të ardhurat e mësuesve. Kur kryeministri Edi Rama flet për reformim në paga, ku rritja duhet bërë sipas meritës e performancës; këtë vit shkollor mësuesit kanë mundësi të tregojnë interes edhe më shumë për t’u zhvilluar profesionalisht. Ministria e Arsimit ka publikuar datën e provimit me shkrim të kualifikimeve të mësuesve: 11 maj. Më herët, mësuesi që kërkon të kualifikohet duhet të plotësojë brenda datës 27 shkurt kërkesën për t’u përfshirë në procedurat e kualifikimit dhe e dorëzon së bashku me portofolin profesional në zyrën arsimore që i përket. Kriteri kryesor për të marr pjesë në testim është vjetërsia në punë për 2 shkallët e kualifikimeve. Për të marr titullin “mësues specialist” duhet të kesh mbi 10 vite punë, ndërsa me më shumë se 20 vite punë garon për gradën “mësues mjeshtër”. Për kategorinë e parë “mësues i kualifikuar”, arsimtarët duhet të zotërojnë të paktën 5 vite punë dhe ju nënshtrohen orëve të hapura mësimore të monitoruara gjatë periudhës 1 deri në 26 prill. Provimi me shkrim për kategorinë e dytë dhe të tretë më 11 maj fillon në 10 dhe zgjat dy orë e tridhjetë minuta. Mësuesit testohen në lidhje me formimin e përgjithshëm, madje ka pyetje dhe nga drejtshkrimi i gjuhës shqipe, si dhe gjithashtu ka pyetje shkencore të lëndës që jep mësim. Njësoj si nxënësit, edhe mësuesit do të marrin nota. Në bazë të pikëve të dosjeve që kanë dorëzuar si dhe testit, ata vlerësohen me shkëlqyer, shumë mirë, mirë dhe dobët. Por ndryshe nga ata, mësimdhënësit nëse ngelin nuk humbasin vendin e punës, por kanë të drejtën e ritestimit për të fituar statusin e kualifikimit. Pjesëmarrja në kualifikim nuk është e detyrueshme, por vec titullit që fitojnë, mësuesit kanë edhe një rritje page nga 5 deri 15% deri më tani; por me premtimin e kryeministrit Rama, përfitimi në të ardhmen mund të shtohet.

Top News – ‘Far West’ në Kavajë, i riu hyn me pistoletë në lokal, dhunon pronarin
29/03 21:30
Top News – Klientët dhunojnë pronarin! Vlorë, tre persona bëjnë për spitali të zotin e një restoranti
29/03 20:30
Top Channel/ Toka rrezikon të kthehen kënetë! Fermerët në Kuçovë: Bashkia asnjë ndërhyrje
29/03 19:51
Top Channel/ Turizmi, 5.27 mld euro të ardhura! Rekord nga turistët në 2025
29/03 19:46
Top Channel/ Rritet “bileta” e kamionit për Angli, kalimi ka shkuar deri në 20 mijë sterlina
29/03 19:40
Top Channel/ Berisha: Të ulet taksa për naftën! Qytetarët ta godasin Ramën me vezë
29/03 19:32
Top Channel/ Kërcënon klientët me armë në lokal dhe godet pronarin, e pëson keq i riu në Kavajë
29/03 19:20
Top News – Magazina e hashashit në Shijak. 4 të arrestuar, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE
29/03 18:33
Top Channel/ “Mashtrimet e Ramës si përrallat e Nastradinit”, Berisha: Mbrojnë kompanitë, jo…
29/03 18:18
Top Channel/ U fut i armatosur në lokal, kanosi klientët e goditi pronarin, në pranga 28-vjeçari
29/03 18:17
Top Channel/ Tre persona dhunojë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital
29/03 18:13
Top News – Pas debateve me Ramën e Ismailin. Spiropali, mesazh ‘të koduar’ në rrjetet sociale
29/03 16:49
Top Channel/ Debat në PS? “S’ka përçarje”/ Kryeparlamentari minimizon përplasjen Spiropali-Ismaili
29/03 15:07
Top News – ‘Kredi për bizneset, garante qeveria’. Rama njofton programin mbështetës për sipërmarrjen
29/03 14:40
Top News – Sherri për bojën e makinës, tre të arrestuar në Korçë, procedohet edhe viktima
29/03 14:40
Top News – Rama: Lirimi i hapësirave publike vazhdon, aksione edhe në fshat
29/03 14:37
Top News – ‘Flasim me qytetarët’. Rama: Fazë e re komunikimi në territor për punët tona
29/03 14:37
Top News – Investimet e huaja në Shqipëri, Rama: Ka interes të shtuar. E ardhmja është sot
29/03 14:33
Top News – Rama: Ekonomia vijon rritjen, jemi qartësisht në zhvillim të qëndrueshëm
29/03 14:32
Top News – ‘Çmimet nuk i vendosim ne’. Rama tregon punën e Bordi të naftës
29/03 14:30