Mësuesit e Roskovecit që vijnë në shkollë më automjet që prej muajit shtator nuk kanë marrë paratë e transportit rrugor. 174 mësues të kësaj zyre arsimore, çdo vijnë nga qyteti i Fierit për të dhënë mësim në shkollën e Roskovecit dhe fshatrave përreth. Prej 5 muajsh mësuesit e kësaj zone kërkojnë të marrin një përgjigje se përse ende nuk kanë parë pagesën e transportit, pas shkresa të shumta që mësuesit kanë dërguar në Drejtorinë Arsimore dhe Ministrinë Arsimit, në vend të përgjigjes kanë marrë heshtjen. Duke parë neglizhencën e institucioneve përgjegjëse mësuesit e Roskovecit kanë vënë në dijeni edhe kryeministrinë, me shpresën se zëri i tyre do të dëgjohet.