Top Channel/ Mësuesit e shqipes në diasporë! Mbi 250 mësues nga 20 vende u mblodhën në Shkodër
02/08/2025 15:23
Për katër ditë me radhë, qyteti i Shkodrës është kthyer në qendër të bashkëpunimit arsimor mbarëkombëtar, duke pritur edicionin e 18-të të Seminarit Mbarëkombëtar me Mësuesit e Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë.