Vitin e ardhshëm shkollor me nisjen e mësimit më 12 shtator do të fillojë edhe një sfidë e re për mësuesit e rinj: ata do të vlerësohen nëse janë të aftë psikologjikisht për të ushtruar detyrën. Pas denoncimeve të dhunës dhe abuzimeve në institucionet arsimore, ministrja e arsimit Evis Kushi paralajmëroi në fund të marsit, se për çdo mësues të sistemit arsimor parauniversitar do të niste një vlerësim psiko-social fillestar dhe periodik.