Në 136 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, Muzeu i Arsimit ka sjellë ekspozitën “ Mësonjëtoret e para përmes dëshmive të kohës”. Rreth 50 objekte dhe dokumente janë ekspozuar për publikun duke nxjerrë në dritë gjurmët e personaliteteve të shquara të dy shkollave të para kombëtare që u hapën në Korçë, në fundin e shekullit të XIX.