Në hapësirat e ish-Kampit të Internimit në Tepelenë me iniciativë të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, u mbajt një meshë përkujtimore për mijëra qytetarë shqiptarë që vuajtën dhe humbën jetën gjatë regjimit komunist. Ceremonia u zhvillua në mjediset oborrit të ish kampit, me praninë e përfaqësuesve të lartë të Kishës Katolike.