Sot besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në të gjithë botën festojnë Krishtlindjen. Në katedralen e 'Shën Palit' kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj drejtoi meshën për besimtarët katolikë. Mesha e shenjtë e cila filloi rreth orës 23:00 dhe vazhdoi deri pas mesnate u ndoq nga shumë besimtarë.