Besimtarët katolikë dhe ata ungjëllorë po kremtojnë festën e Pashkëve në qytetet e vendit këtë të diel. Meshat e shenjta të ngjalljes së Krishtit u mbajtën në katedralen “Shën Luçia” dhe famullinë e Shën Domenikut në qytetin e Durrësit, Besimtarët ndanë urimet e rastit me njëri-tjetrin me shpresën dhe besimin se ngjallja e Krishtit sjell paqe dhe një fillim të ri larg vuajtjeve dhe problemeve.