Mbrëmja e kaluar solli një atmosferë të bukur në Amfiteatrin Antik të Durrësit, ku muzika mesdhetare u kthye në një urë midis kulturave. Orkestra e njohur Magna Grecia nga Taranto solli koncertin me titullin “Mesdheu në Muzikë”, si pjesë e Javës së Kulturës Italiane në Shqipëri.