Ndonëse BKH nuk do t’i ndezë motorët me numrin e plotë prej 60 hetuesish, pritshmëritë ndaj tyre janë të larta. Duke i konsideruar më të mirët e më të mirëve, edhe zv.ambasadori amerikan Demian Smith u shfaq i drejtpërdrejtë në mesazhin ndaj të paprekshmeve dhe për ta thënë këtë shqip diplomati zgjodhi diplomimin e 27 hetuesve të BKH që i krahasoi me kapitullin e ri të drejtësisë efikase dhe të besueshme.