Kur numërimi i votës së diasporës mbaroi kryesocialisti Edi Rama i dërgoi një mesazh falënderues atyre që garuan në këto zgjedhje. Top Channel ka siguruar këtë mesazh, të cilin kryeministri e nis me fjalët "sot ka mbaruar edhe numërimi i votave të diasporës, pra kane mbaruar zgjedhjet dhe une dua te ndaj me ju disa fjale, aq sa lejon kjo dritare".