Sot, në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, rikonfirmoi mbështetjen ndaj SPAK-ut, GJKKO-së dhe strukturave të tjera, ndërsa bëri thirrje për rritjen e kapaciteteve profesionale të magjistratëve. Gjatë fjalës së tij, Begaj u kërkoi gjyqtarëve dhe prokurorëve të përmbushin me ndershmëri misionin e tyre për drejtësinë që shqiptarët presin nga sistemi i ri, duke përballuar vështirësitë, presionin dhe përgjegjësinë e lartë.