Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën Erion Veliaj vijon fushatën duke u ndalur në çdo njësi të kryeqytetit duke zhvilluar takime me banorët, ku theksoi edhe rëndësinë e investimeve që janë kryer në zonat e tyre. “Kemi shumë punë që i kemi nisur dhe janë përgjysmë, duhet t’i vijojmë. Ne kemi shansin një herë në katër vite që ta çojmë Tiranën përpara”.