Teksa himariotët kanë dal sot për të votuar mes dy kandidatëve për kryebashkiakë, Vangjel Tavos nga PS dhe Petro Gjikuria nga opozita, edhe këta të fundit e kanë ushtruar të drejtën e tyre për votë. Kandidati socialist pas votimit në Palasë u bëri thirrje himariotëve që të dalin të votojnë dhe të zgjedhin alternativën më të mirë për bashkinë e tyre.