81 vite më parë, qyteti i Korçës ngriti flamurin e lirisë. Në këtë 24 tetor, banorë, familjarë të dëshmorëve dhe veteranë, si edhe përfaqësues të pushtetit vendor, u mblodhën në një ceremoni simbolike për të nderuar ata që sakrifikuan për atdheun. Banda frymore e qytetit dhe kori “Lira” sollën pjesë të repertorit të tyre, duke i dhënë ngjyrat patriotike kësaj dite, ndërsa përfaqësues të pushtetit vendor shprehën mirënjohjen dhe vlerësimin për dëshmorët që i dhanë qytetit lirinë. Të pranishmit përcollën mesazhin për më shumë bashkim dhe larg çdo ndasie, në emër të dashurisë për Korçën.