Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Arjan Dodaj kishte sot një mesazh të fortë politik në urimin në vigjilje te Pashkës. Dodaj u shpreh se ndryshimin duhet ta bëjmë ne dhe jo ta presim nga jashtë dhe shtoi se sot ka nevojë për ndërgjegjje reaguese ndaj korrupsionit dhe këtë mesazh ia drejtoi politikanëve, por edhe figurave të tjera që mbajnë përgjegjësi ekonomike dhe sociale në vend.