Top Channel/ Merz takon Trump, mesazhet e forta nga Shtëpia e Bardhë
05/06/2025 20:12

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kancelari gjerman Friedrich Merz u takuan sot në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, ku në qendër të diskutimeve ishte lufta në Ukrainë. Të dy liderët u shprehën të shqetësuar për vazhdimin e konfliktit dhe nënvizuan domosdoshmërinë e një zgjidhjeje të shpejtë. Presidenti Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë aspak të lumtura me situatën në Ukrainë, por shfaqi optimizëm se një fund i përgjakjes është i mundshëm. “Nuk është mirë. Ai [Merzi] nuk është i lumtur. As unë s’jam i lumtur. Por mendoj se eventualisht do të jemi të suksesshëm për ta ndaluar gjakderdhjen,” u shpreh Trump para gazetarëve. Kancelari Merz falënderoi presidentin për mikpritjen dhe kujtoi vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1982. Si një shenjë simbolike, ai i dhuroi Trumpit një kornizë me certifikatën e lindjes së gjyshit të tij, Frederick Trump, i cili kishte lindur në Gjermani. I pyetur për mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, presidenti Trump u shpreh i prerë: “Do të jemi shumë të ashpër, qoftë për Rusinë apo këdo tjetër. Kjo është një masakër që po ndodh atje,” tha ai. Trump deklaroi se kishte folur me presidentin rus Vladimir Putin, i cili i kishte thënë se Rusia u detyrua të përgjigjej ndaj sulmeve të Ukrainës brenda territorit rus. Megjithatë, Trump theksoi se e kishte këshilluar Putinin të ndalonte dhunën. Presidenti amerikan konfirmoi se SHBA do të vazhdojë mbështetjen për Kievin. “Po, jam me Ukrainën. Sapo kemi nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme për mineralet e rralla. Për mua, ndalimi i vrasjeve është më i rëndësishëm se çdo gjë,” theksoi ai. Nga ana e tij, kancelari gjerman Friedrich Merz vlerësoi Trumpin si një faktor vendimtar në ndaljen e luftës.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58