Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar se lufta në Lindjen e Mesme nuk duhet të çojë në shembjen e shtetit iranian, duke theksuar se një skenar i tillë mund të ketë pasoja serioze për Evropën, veçanërisht në fushën e sigurisë, energjisë dhe migrimit. Në një deklaratë publike, Merz theksoi se një konflikt i gjatë në rajon nuk është në interes të Evropës. “Një luftë e pafundme nuk është në interesin tonë. E njëjta gjë vlen edhe për shembjen e shtetësisë iraniane ose për konfliktet që zhvillohen në territorin e Iranit”, u shpreh ai.