Top Channel/ Merz kërkesë Trump: Të rritet presioni ndaj Putin!
05/06/2025 23:02

Nga “Shtëpia e Bardhë, ku takoi Presidentin Donald Trump, në të parin takim si Kancelar i Gjermanisë, Friedrich Merz, ofroi gatishmërinë e tij për forcimin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara. “Kemi shumë të përbashkëta në historinë tonë. U kemi shumë borxh amerikanëve. Ne nuk do ta harrojmë këtë kurrë”, tha Merz gjatë bashkëbisedimit me Trumpin para gazetarëve në Zyrën Ovale në Uashington, duke iu referuar pjesërisht edhe prejardhjes gjermane të Trumpit. Trump e quati atë “burrë shumë të respektuar”. “Do të kemi marrëdhënie të mrekullueshme me shtetin tuaj”, u shpreh presidenti amerikan, duke shtuar se trupat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Gjermani, dhe që është gjë pozitive që Berlini është duke shpenzuar më shumë para në mbrojtje. Ai e përshkroi Merzin si figurë që ka fituar bindshëm zgjedhjet, dhe duke bërë shaka tha se Kancelari duket “i vështirë”. Përgjatë takimit, Merz i bëri thirrje Trumpit që të ushtrojë më tepër presion ndaj Rusisë, në mënyrë që të përfundojë lufta trevjeçare kundër Ukrainës. “Ju e dini se ne mbështesim Ukrainën, dhe po presim më shumë presion ndaj Rusisë”, u shpreh Kancelari gjerman. Gjermania është mbështetësja e dytë më e madhe për Ukrainën – pas Shteteve të Bashkuara - në aspektin ushtarak dhe financiar, teksa Kievi lufton pushtimin rus. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës, kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58