Goditet një rast i veprimtarisë kriminale të gërryerjes së shtratit të lumit Buna, me qëllim marrjen e inerteve. U kapën në flagrancë, në orët e para të mëngjesit, teksa merrnin ilegalisht inerte, me ekskavator dhe me kamionë, procedohen penalisht 5 shtetas (përgjegjësi i subjektit ekonomik dhe 4 punonjës). Sekuestrohen një ekskavator dhe 3 kamionë të mbushur me inerte.