Top Channel/ Merret vendimi, 400 milionë fuçi rezervë kundër kërcënimit iranian
11/03/2026 19:47

Në ditën e 12 të luftës në Lindjen e Mesme, i gjithë konflikti u zhvendos te Ngushtica e Hormuzit, pika më e madhe e kalimit të naftës në botë, që po sjell pasoja globale. Kërcënimit të Iranit se nuk do të lejojë asnjë pikë naftë të kalojë nga Hormuzi, iu kundërpërgjigj menjëherë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, e cila pas një takimi të jashtëzakonshëm vendosi lirimin e rezervave në një total prej 400 milionë fuçi naftë bruto, lirimi më i madh në historinë e saj. Ky vendim u miratua unanimisht nga të 32 vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. “Sfidat me të cilat po përballet tregu i naftës janë të pashembullta, prandaj jam shumë i kënaqur që vendet anëtare të Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë janë përgjigjur me një veprim emergjent me përmasa të pashembullta”. Vendimi erdhi pas deklaratës së lëshuar të mërkurën nga Irani, i cili paralajmëroi kundërshtarët të përgatiten “pasi fuçia e naftës do të jetë 200 dollarë”. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë njoftoi se rezervat e emergjencës do të vihen në dispozicion të tregut gjatë një “afati kohor që është i përshtatshëm për rrethanat kombëtare” të secilit vend anëtar. Këto të fundit mbajnë rezerva emergjente prej më shumë se 1.2 miliardë fuçi, me 600 milionë fuçi të tjera rezervash industriale të mbajtura nën detyrimin e qeverisë. Ndërkohë, gjatë ditës tre anije u goditën nga predha të panjohura në ngushticën strategjike të Hormuzit, dy prej të cilave pësuan dëmtime, ndërsa një tjetër, që u identifikua si transportuese e mallrave tajlandeze, u përfshi nga flakët, duke detyruar ekuipazhin të evakuohej. Ushtria e Iranit tha se çdo anije që i përket Shteteve të Bashkuara, Izraelit ose aleatëve të tyre që kalon nëpër ngushticën e Hormuzit mund të jetë në shënjestër. Ndërkohë, po të mërkurën burime bënë të ditur për Reutres se Irani ka vendosur rreth një duzinë minash në Hormuz.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02