Dy vëllezër në Tiranë morën peng dhe dhunuan një biznesnesmen me argumentin se u kishte borxh një shumë parash. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në vendparkimin e një lokali në Kombinat, ku sipërmarrësi 47-vjeçar kishte parkuar automjetin. Dy vëllezërit të moshës 35 dhe 28 vjeç mësohet se e morën më forcë në makinën e tyre dhe më pas u larguan me shpejtësi.