Tre policë kuftar të Policisë së Kosovës janë kidnapuar nga njësitë speciale të Serbisë në vijën kufitare mes të dyja vendeve. Policia e Kosovës sqaron se tre zyrtarët ishin të stacionuar në pikën statike në vendin e njohur si Tresave/Bare për të penguar qarkullimin përgjatë rrugëve ilegale në Leposaviq, brenda territorit të Republikës së Kosovës.