Nga Praga, ku merr pjesë në punimet e forumit të sigurisë GLOBSEC, presidenti serb Aleksandar Vuçic, kërkoi nga Bashkimi Europian një reagim “konkret dhe të qartë” për, mbrojtjen e serbëve në Kosovë, sic tha ai. Vucic u takua në kryeqytetin e Republikës Ceke me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me të cilin përmes një postimi në Instagram, tregoi se ka pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë me Lajçakun.