Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si ‘Cllevio’ është ekstraduar nga Dubai për në Shqipëri. Lajmi konfirmohet për Top Channel, nga gazetarja Dorjana Bezat. Ahmeti, i cili është një personazh i njohur në rrjetet sociale, ishte në kërkim nga autoritetet në Tiranë dhe Fier për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë.