Një lokal bar në plazhin e Radhimës që shërben gjatë sezonit veror ka marrë flakë gjatë mbrëmjes së sotme. Zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë së Orikumit kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët, të cilat kanë djegur pjesën e verandës që shërbente në sezonin veror për pushuesit.