Një makinë tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët në autostradën Vlorë-Fier në zonën e Novoselës pasditen e kësaj të diele. Dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit në motor ka qenë shkëndija elektrike ose tej nxehja e saj. Së bashku me makinën tip fuoristradë që po digjej, ka marrë flakë dhe asfalti i rrugës.