Makina e një punonjësi policie pranë patrullës se përgjithshme në Lezhë ka shpërthyer në flakë. Paraprakisht dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme sipas burimeve në vendin e ngjarjes. Sipas disa banorëve të pallatit, kanë parë disa persona pranë makinës dhe pak minuta me vonë makina ka shpërthyer në flakë.