Një magazinë me rroba është përfshirë nga flakët këtë të diel në kryeqytet në zonën e njohur si Qytet Studenti. Mësohet se nga zjarri ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.